Referendumi për emrin “përçan” qeverinë maqedonase (VIDEO)

Referendumi për emrin “përçan” qeverinë maqedonase (VIDEO)

Mbajtja e një referndumi për ceshtjen e emrit të Maqedonisë, ka shkaktuar përplasje qndrimesh dhe deklaratash brenda mazhorancës dhe qeverisë maqedonase. Në një intervistë për mediat bullgare, kryeministri Zoran Zaev mbështet sërish propozimin për mbajtjen e referendumit, si garanci për Athinën.

"Referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për miqtë tanë nga Republika e Greqisë, pasi me të do të hiqen përfundimisht të gjitha dyshimet dhe populli do të qëndrojë pas zgjidhjes që do të pranohet. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm për këtë. Por, ende jemi në negociata dhe shpresoj se zgjidhja do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve edhe të Greqisë edhe të Republikës së Maqedonisë. Vetëm ashtu ndërtohen miqësi dhe kjo duhet të jetë në një bazë të përhershme dhe të qëndrueshme. Nëse bëhemi të mençur më herët ta zgjidhim problemin, do të arrijmë t’i kapim edhe perspektivat e këtyre vendimeve", tha ai.

Por nga ana tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thotë në një intervistë për të përditshmen greke Ekathimerini, se zgjidhja duhet të vazohet mbi marrëveshje.

"Duke pasur parasysh ndikimin emocional të qytetarëve tanë për më shumë se dy dekada negociata, besoj se mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit është modeli i marrëdhënieve të mira fqinjësore të nënshkruara midis Shkupit dhe Sofjes, të arritur nga të dy qeveritë dhe të ratifikuar nga dy parlamentet", u shpreh ai.

Ahmeti tha më tej se fjala "Maqedoni" në emrin e shtetit të tij nuk është kërcënim për integritetin dhe sovranitetin territorial të Greqisë. Ndërsa shtoi se fqinjët grekë duhet të sigurohen që Maqedonia nuk ka pretendime territoriale apo të tjera mbi vendin e tyre dhe është absurde të supozohet një gjë e tillë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy