Vrasjet në Ukrainë/ A do të vendoset embargo ndaj Rusisë? Flet ministri gjerman

Vrasjet në Ukrainë/ A do të vendoset embargo ndaj Rusisë? Flet ministri gjerman

Berlini nuk do të vendosë një embargo të menjëhershme ndaj energjisë ruse, pavarësisht mizorive në Ukrainë, thotë ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck.

Por ai thotë se ekonomia më e madhe e BE-së po punon drejt ndërprerjes së energjisë ruse.

“Ne po punojmë drejt një embargoje, me masa që çdo ditë po e dëmtojnë Putinin. Jemi në një kurs të mirë dhe këtë javë do të bëjmë më shumë progres në atë kurs”, thotë ai.

“Ne po punojmë për pavarësinë nga gazi, qymyri dhe nafta ruse”, shton Habeck. 

Habeck thotë se para pushtimit rus të Ukrainës, 35% e naftës gjermane vinte nga Rusia, tani vjen rreth 25%. Në deklaratat e mëparshme ai ka thënë se që prej nisjes së pushtimit varësia gjermane nga gazi rus ka rënë nga 55% në 40%.

Ai tha se këtë javë do të vendosen sanksione ndaj Rusisë për shkak të vrasjeve të civilëve në Bucha dhe zona të tjera të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy