Klevin Sulaj sipërmarrës i njohur në Kinë, rrëfen miqësinë me Jin Zhong dhe videot e tyre virale në TikTok

Klevin Sulaj sipërmarrës i njohur në Kinë, rrëfen miqësinë me Jin Zhong dhe videot e tyre virale në TikTok

Klevin Sulaj në studio dhe Jin Zhong nga Kina, personazhe në TikTok të ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ kanë folur për fillimet e shoqërisë së tyre dhe punën e përbashkët që bëjnë me video të kthyera në virale.

Klevin nga Shqipëria prej 8 vitesh në Kinë tregon për fillimet e tij të vështira kur u vendos në Kinë pasi nuk kishte shokë dhe nuk kuptonte gjuhën.

Ai tregon se me Gjinin ka nisur bashkëpunimi fillimisht për të krijuar një kompani biznesi në tiktok për eksport import Shqipëri Kinë dhe më pas me video të cilat më pas u kthyen në virale.

Drupal Ad

Fillimi ka qenë i vështirë sepse çdo gjuhë e re apo eksperiencë e re ka qenë e vështirë madje doja të kthehesha sepse ishte çdo gjë ndryshe, gjuhën se kuptoja, ushqimi po ashtu, njerëz nuk kisha, por ajo sedra që po të kthehesha do ishte si një dështim qëndrova. Mu desh viti i parë për të mësuar gjuhën por e folura nuk kishte shumë vështirësi sepse nuk ka shumë gramatikë.

Me Gjinin kam qenë njohur në përfundim të universitetit, e fillova tiktok që në fillim siç ishte trendy pasi mora shumë audiencë me atë të folurën e një shqipatri në kinezce. më pas pasi na duhej një kompani mediatike për tiktok në Kinë, Gjini ishte një nga shokët e mi më të mirë dhe e kisha vënë re se ishte shumë pozitiv dhe e donte punën më bëri që të fillonim bashkë duke krijuar një kompani biznesi të parë në tiktok për eksport- import me Shqipërinë.

Ne paguhemi nga shteti kinez për të bërë këto video në tiktok. Ka qenë periudha pas covid që fillova të reklamoja vendet qytetet për të afruar sa më shumë turistë. Ne promovojmë Shqipërinë në Kinë dhe anasjelltas.

Në Kinë për të jetuar patjetër duhet të dish gjuhën sepse nuk përshtatesh dot. Shumica e produkteve që hyjnë në Shqipëri vijnë nga Kina dhe është ideal për biznes.

Kina ka diçka sepse një popullsi kaq e madhe ka shumë të pasur dhe shumë të varfër. Ata i kanë të gjitha shtresat e popullsisë dhe nisin që nga ushqimet më të lira deri te më të shtrenjtat. Ushqimet më të këqija janë disa që kanë një aromë të çuditshme dhe shumë pikante. Perimet i përdorin shumë.

Nga e tij i riu nga Kina Gjini tregon se fillimisht ka dashur shumë të mësojë për Shqipërinë dhe ka parë filma shqiptarë për të mësuar më shumë.

S’kam ardhur asnjëherë në Shqipëri, por shpresojmë që në verë të vijmë sëbashku për pushime. Nga Shqipëria dua nuse shqiptare. Dua që të vijë në Shqipëri të shoh vendin, detin dhe për të provuar ushqimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy