Zjarret djegin mijëra hektarë në Teksas

Zjarret djegin mijëra hektarë në Teksas

Një person ka humbur jetën nga zjarret që kanë shpërthyer në Teksas.

Zjarri i madh, i cili u përhap pas erërave të forta dhe temperaturave të nxehta, ka djegur tashmë 344,000 hektarë.

Mediat e huaja raportojnë se zjarri në Smokehouse Creek, një zonë e njohur për kullotat e saj, është vetëm 3% nën kontroll.

“Në Stinnett, një 83-vjeçare vdiq nga zjarri”, tha një zyrtar i qarkut Hutchinson për mediat lokale të mërkurën në mbrëmje, duke shtuar se të paktën 20 ndërtesa atje janë shkatërruar.

Mediat lokale e konsiderojnë këtë zjarr si një ndër më të mëdhenjtë në historinë e Teksasit.

“Presidenti i SHBA Joe Biden po mbahet i informuar për situatën, me Shtëpinë e Bardhë në kontakt me autoritetet në vijën e parë të zjarrit”, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy