Graçi: Edhe nëse lind një Shekspir sot në Shqipëri nuk ia zë dot vendin një shkrimtari të viteve 70-të

Graçi: Edhe nëse lind një Shekspir sot në Shqipëri nuk ia zë dot vendin një shkrimtari të viteve 70-të

Nga emisionin “Arnautistan” në MCN TV, shkrimtari dhe kërkuesi shkencor Viron Graçi foli lidhur me letërsinë në Shqipëri. Duke folur për letërsinë gjatë periudhës komuniste ai vlerësoi disa autorë, ndërkohë që veçoi Ismail Kadarenë sit ë preferuarin e tij dhe ndoshta të vetmin që ka një vepër të plotë. Sipas tij ka shumë autorë shqiptarë që kanë vepra shumë të mira, ndërkohë që shtoi se asnjë prej tyre nuk ia zë dot vendin tjetrit.

“Analfabetizmi nuk u jepte shkrimtarëve një status në shoqëri, ata shkruanin dhe lexonin njëri tjetrin. Unë kam pëlqyer shumë autorë. Ismail Kadare më ka ndikuar shumë kur e kam lexuar, e kam lexuar që fëmijë. Më ka pëlqyer Ismail Kadare, Fatos Arapi, Koço Kosta, Vath Koreshi. I kam lexuar të gjithë dhe kanë libra të mirë. Ismail Kadare është një nga të paktët ose i vetmi që ka një vepër të plotë, që e shenjtëron si letrar të madh. Ka shumë autorë shqiptarë me vepra shumë të mira dhe asnjëri nuk ia zë vendin tjetrit. Kemi vepra në kohë. Një vepër e shkruar sot mund të zërë vend në të ardhmen, në të shkuarën jo”, tha Graçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy