
Ish-deputeti i LSI-së, Indrit Brahimllari në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka folur për padinë e dërguar në Kushtetuese për ligjin për korporatës shqiptare, deklaroi se ajo ka të bëjë me rolin e kësaj force të të bërit opozitë duke e cilësuar atë një ligj antikushtetues.
Ndërsa lidhur me padinë e inceneratorëve dhe nëse ka fakte të reja, Brahimllari u shpreh patjetër që ka por ato i janë vënë në dispozicion organeve hetuese dhe se nuk mund të flasë më tepër pasi siç ai e ka cilësuar është një sekret hetimor.
Ai tha se mund të thojë se në këtë dosje e cila është e kopsitur mirë nuk fillon dhe mbaron vetëm me një ish-ministër, por preket drejtpërdrejt, kryeministri, kryetar bashkish etj etj.
Sa i përket qëndrimit të LSI në parlament, ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë është dhe do vazhdojë të qëndrojë në interes të qytetarëve.
1.Pse tani kjo padi e korporatës shqiptare kur ligji është miratuar 2 vite me parë?
LSI qe një pjesë kryesore e opozitës dhe pikërisht ngritja e një padie në kushtetuese ka të bëjë me rolin tonë të të bërit opozitë siç kemi bërë dhe më parë. Ne gjykojmë se ky është një ligj antikushtetues dhe kthen gjithçka në pronë private të kryeministrit dhe shtetit. Nesër një pronë që ti e zotëron ajo kalon në përdorim të një privati duke shkelur të drejtën e qytetarit dhe të kthen në kohën e komunizmit. Shpresoj se kushtetuesja do marrë një vendim që ti japë të drejtë qytetarëve. Kemi dërguar edhe ligje të tjera në kushtetuese, ne do vazhdojmë të godasim në emër të atyre që kanë votuar LSI. Ndoshta nuk është kjo pjesa e të tërës së opozitës, por ndihmon interesin qytetar.
2.Në dijeninë tuaj, a është kundërshtuar më herët?
Janë mbajtur dhe qëndrime publike për këtë gjë por tani kemi një gjykatë kushtetuese funksionale dhe shpresojmë të japë rezultate.
Është punuar nga juristët e LSI, është e vërtetë që do depozitojmë një sërë ligjesh dhe kërkojmë nga kushtetuesja të jetë e paanshme në këtë histori dhe të vendosë në respekt të qytetarit. Protesta dhe godinat nuk duhet të ç’fokusojnë vëmendjen nga ku ndodhet sot vendi. Interesi sot për sot është ku ndodhet vendi sot. Aksioni i LSI bëhet në mbrojtje të qytetarëve.
3.Inceneratorët u zotuat për të tjera fakte ku janë këto?
Çështja është në hetim sepse është sekret hetimor dhe është një dosje e kopsitur dhe prek drejtpërdrejtë kryeministrin, kryetarët e bashkive etj etj dhe duhet një vullnet i SPAKut për ta çuar deri në fund. Nuk dua të paragjykoj punën e institucioneve është bërë një hap pozitiv në fillim dhe shpresojmë që deri në fund të zbardhet e vërteta. Kemi depozituar prova të reja në organin përkatës por ky është sekret hetimor dhe presim, jemi vënë në dispozicionin të drejtësisë që ajo të shkojë deri në fund. Nuk fillon dhe mbaron me një ish ministër por duhet ti shkohet më tej të drejtës. Provat e reja janë për kryeministrin, për Veliajn dhe kryetarë të tjerë të bashkisë që plotësojnë dosjen. Çështja është bërë publike kohë më parë nga LSI dhe është bërë denoncim dhe mjafton që këto janë në hetim nga prokuroria, por ky është proces hetimor dhe nuk mund ta prishim këtë proces. Ne jemi në interes të publikut do ketë nisma dhe aksione të tjera por jemi në pritje të SPAK për ta çuar deri në fund edhe pse është e vonuar si çështje sepse siç e thash përfshin dhe një pjesë të PD dhe është pjesë e këtij sot që drejton maxhorancën ka ndryshuar në tavolinë rezultatin e 25 prillit dhe ka bllokuar procesin e zgjedhjeve vendore të 2019. Në këto 30 vite të pluralizmit është dosja më e plotë mendoj dhe jemi vënë në dispozicion të organit përkatës nëse do kërkohen prova shtesë do ja vëmë në dispozicion.
4.Sa i përket rrjedhjes së pagave çfarë mund të na thoni sepse thuhet se ka eksponentë të LSI që kanë dhënë para për rrjedhjen e këtyre të dhënave?
Në çdo gjë që ndodh këtu LSI përfshihet nga kryeministri. Nuk ka asnjë përfaqësues apo drejtues i LSI i përfshirë në këtë çështje dhe askush nga LSI nuk është thirrur nga prokuroria. Ajo që duhet vërtetuar është fakti pse ato të dhëna dolën pikërisht në këto momente, sepse ne na lë të besojmë se gjithçka është bërë për të hequr vëmendjen nga inceneratorët. Ka zero përfshirje të LSI në daljen e pagave.
5.Parlamentarizmi ka një qëndrim të brendshëm si do jetë qëndrimi i LSI në parlament
Ka qenë dhe do mbetet në mbrojtje të qytetarëve e kemi të qartë qëkur ka nisur kjo legjislaturë. Forca reale e LSI është më e madhe jashtë parlamentit sesa brenda saj. Trazimi i ujërave është një çështje e brendshme dhe s’ka lidhje me LSI, ne kemi një objektiv të drejtpërdrejtë për të goditur keqqeverisjen. Nuk devijojmë aksionin e LSI. Mendoj se LSI ka qenë e qartë në këtë periudhë dhe ka pasur një qartësi para se të fillonte kjo trazi brenda PD. Ne kurrsesi sjemi përfshirë në betejën e brendshme të PD sepse ajo është çështje e tyre ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë në parlament sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për demokraci. Basha është i vetmi drejtues i cili pas 25 prillit mbylli dyert për çdo aleat, arsyen se dimë. LSI ka qenë shumë korrekte, një forcë politike që ka rritur frymën e opozitës. Ne jemi të bashkuar në një front me këdo që është kundër keqqeverisjes.
6.Konceprimi i LSI për PD
Ajo çka unë mendoj është e thjeshtë. E vetmja gjë që e zgjidh këtë histori është instrumenti i votës dhe çdo parti këtë e ka zgjidhur me votë. Kjo është kulturë. PD nëse do të ruajë interesin e demokratëve duhet të veprojnë me votë. Nuk duhet ti shmangemi të drejtës së votës. Partia politike është pasqyra e të ardhmes. Nuk mund të mbijetosh me polici e gaz, por vetëm me votë. Basha nuk e kuptoj arsyen pse i trembet votës. S’mund ta kuptoj si një kryesi partie vendoset nga kryetari. Po nuk funksionoj vota nuk ekziston meritokracia, gara politike. 25 prilli një mësim i mirë për të gjithë ne.



