
Gjykata e Tiranës ka nisur këtë të shtunë seancën për caktimin e masës së sigurisë për tre kontrollorët e Aeroportit të Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.
Kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të akuzuarve u bë dje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se ndaj Flora Ndrecës është kërkuar masa “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët është kërkuar “arrest në burg”.
Kujtojmë se ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mickaj, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokuroret, Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.



