Jamarbër Malltezi del nga qelia, Apeli i GJKKO cakton “arrest shtëpie” (VIDEO)

Jamarbër Malltezi del nga qelia, Apeli i GJKKO cakton “arrest shtëpie” (VIDEO)

Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është lënë i lirë nga qelia, pasi Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”, në vijim të hetimeve ndaj tij.

Ndërkohë nuk ka ndryshuar masa "detyrim paraqitje" për Sali Berishën.

Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, sipas SPAK kanë çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

Fitimet e Malltezit në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, llogariten në total në shumën 5 milionë e 420 mijë e 345 euro.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal. 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 21.11.2023, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit S.B.

-Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 116, datë 23.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit J.M., si më poshtë:

-Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

-Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

-Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia gjyqësore pranë saj, si dhe policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin e zbatimit të urdhrave të dhëna të hetuarit nga kjo gjykatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy