SHBA shkatërron postën e CIA-s në Kabul për të mbrojtur informacionet nga talebanët

SHBA shkatërron postën e CIA-s në Kabul për të mbrojtur informacionet nga talebanët

Forcat amerikane shkatërruan të enjten postën e fundit të CIA-s në Afganistan jashtë aeroportit të Kabulit në mënyrë që të mbajnë pajisjet dhe informacionin e ndjeshëm larg talebanëve. Kështu kanë deklaruar për The Neë York Times zyrtarët amerikanë.

Një shpërthim i kontrolluar u përdor për të hedhur në erë Bazën Eagle, një ish-fabrikë tullash e rivendosur në një objekt për të trajnuar forcat kundër terrorizmit të agjencive të inteligjencës në Afganistan.

Ndërsa qeveria afgane po shkatërrohej pas përparimeve të talebanëve në të gjithë vendin, forcat në Bazën Eagle ishin disa nga zyrtarët e vetëm të mbetur që vazhduan përpjekjet e tyre për të luftuar kryengritësit.

Ish -oficeri i CIA -s Mick Mulroy, i cili shërbeu në Afganistan, vlerësoi njësinë duke I cilësuar ata të jashtëzakonshëm.

Sipas The Times, banorët lokalë afganë nuk dinin shumë për objektin, pasi ai ishte i rrethuar me mure që arrinin 10 metra dhe një portë të trashë metalike që hapej dhe mbyllej shpejt për të lejuar automjetet të hynin dhe dilnin.

Një ish-kontraktues i CIA-s i tha The Times se veprimi duhej ndërmarrë për të parandaluar përdorimin e pajisjeve të ndjeshme nga një qeveri e udhëhequr nga talebanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy