BB: Përmirësohet renditja e Shqipërisë. Problem, krimi i organizuar (VIDEO)

BB: Përmirësohet renditja e Shqipërisë. Problem, krimi i organizuar (VIDEO)

Shqipëria përmirëson pozitat në konkurrueshmërinë në nivel global, por mbetet pas serbisë, kroacisë dhe malit të Zi. banka botërore vëren shqetësues nivelin e lartë të krimit të organizuar, përfomancës së dobët të gjyqsorit dhe eficensës ligjore. 

Shqipëria përmirëson pozitat e saj në kuadrin e konkurrueshmërisë në nivel global, ndonëse mbetet pas Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi. Në raportin e publikuar gjatë forumit ekonomik botëror, vendi ynë nga vendi i 80 që ishte një vit më parë pozicionohet në vendin e 74-ta, këtë vit.

Analiza e situatës ekonomikë në tërësi nxjerr në pah probleme. Prezenca e krimit të organizuar në Shqipëri, pavarësisht se ka pësuar rënie renditet i pari si një nga faktorët që ndikon negativisht në ekonomin shqiptare. Më pas vijnë problemet e vazhdueshme  në performancën e gjyqësorit të cilat sipas analizës kanë ardhur në rritje, duke ulur performancën nga 2.4 në 2.22.

Po ashtu shqetësues është edhe fakti dhe paaftësia për të ndjekur dhe trajtuar problematikat për të drejtat e pronësisë ap[o për të zgjidhur mosmarrëveshjet  janë disa nga faktorët kyc që shikohen si cështje negative që ngadalësojnë rritjen ekonomike. Përvec këtyre edhe incidentet e terrorizmit kanë shënuar rritje, ndërsa në nivel rënës është edhe infrastruktura.

Pavarësisht ndërtimeve të akseve të ndryshme rrugore, në raport thuhet se cilësia e tyre ka ardhur në zbritje nga 59 pikë që është në rang botërorë në 54 në Shqipëri. Po ashtu problem është edhe eficienca e lidhjes përmes trenave dhe e transportit publik. Si cështje më pak të ndjeshme renditen inflacioni, aksesi në financë, rregullimi i taksave, tregu i punës, tregu për një produkt të caktuar.

Por përpos problemeve që janë të listuara Shqipëria mban vendin e parë në të gjithë botë për lehtësinë e punësimit të të huajve në tregun e saj të punës. Raportit të Konkurrencës Globale, e ka studiuar ekonominë dhe strukturën e saj në Shqipëri duke marrë në shqyrtim 12 pika duke filluar nga institucionet, korrupsioni apo arsimi dhe konstatoi se marrë shkas nga kërkesat që nevojiten për punësim shqipëria renditet në krye të klasifikimit.

Shtetet më konkurruese në botë mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Gjermania, Zvicra, Japonia dhe Hollanda. Renditen në fund Haiti, Jemeni dhe çadi.Viti  2018  këtij raporti vjen me një risi të re pas katër dekadash, me futjen e Indeksit të ri të Konkurrueshmërisë Globale 4.0, I cili hedh dritë në shumicën e aspekteve që ndihmojnë në monitorimin e progresit apo rigresit ekonomik të shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy