
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrainë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një darkë të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan në Nju-Jork.
"Ne kemi arritur shumë suksese diplomatike. Duke besuar se 'nuk ka fitues të një lufte dhe një humbës të paqes", ne vazhdojmë përpjekjet tona në mënyrë të shumëanshme", është shprehur presidenti turk.
Në fjalimin e tij, lideri turk vuri në dukje rolin gjithnjë e më kritik të Ankarasë në zgjidhjen e krizave rajonale dhe globale.
Erdogan ka thënë vazhdimisht se Ankaraja mbështet rikthimin e Moskës dhe Kievit në Stamboll për bisedime. Të dy palët zhvilluan negociatat për herë të fundit në mars 2022, por marrëveshjet e arritura u prishën. Erdogan ka sinjalizuar gjithashtu se vendi i tij është gati të presë negociatat mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës. Përpara vizitës së Erdoganit në Rusi më 4 shtator, kryediplomati turk Hakan Fidan diskutoi përpjekjet e paqes me homologët e tij ukrainas dhe rusë në Kiev dhe Moskë.



