Duka i Edinburgut është shtruar në një spital në qendrës të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, bën me dije në një deklarat për mediat Buckingham Palace.
Sipas BBC, operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe ndërhyrja do të bëhet në pjesën e legenit.

Princi Philip 96 vjeç u tërhoq nga detyrat e tij mbretëror Gushtin e vitit të kaluar.
Duka nuk mori pjesë në shërbimin e Pashkëve në Kështjellën Windsor të dielën, dhe për mungesën e tij u tha se erdhi për shkak të një problemi shëndetësor.
Ai gjithashtu humbi dy ngjarje të tjera në Windsor në ditët e fundit - Shërbimi Royal Maundy i së enjtes së kaluar dhe një paradë më 22 mars për të shënuar emërimin e Princit Andrew si Kolonel i Gardianëve Grenadier.

“Lartësia e tij Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edward VII në Londër pasditen e sotme, për një operacion të planifikuar ditën e nesërme. Informacionet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e familjes mbretërore britanike.

Në vitin 2011, Princi Philip mori trajtim mjekësor për bllokimin e një arterie koronare, ndërsa në vitin 2012 pati infeksion në fshikëz.
Më pas, në Qershor të vitit 2013 u operua duke qëndruar i shtruar 11 ditë në një klinikë private në Londër. Në vitin 2014, ai iu nënshtruar një ndërhyrje të vogël në dorën e djathtë.



