Përfaqësues i Dhomës së Diasporës, Gjin Gjoka, për procesin e censit dhe projektligjin për adresat thotë se nëse nuk ke një adresë të saktë banese, sado adresa dixhitale që të kemi, është një mangësi e madhe.
Duke folur për emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se shumë banesa janë të mbyllura pasi të zotët e tyre janë jashtë vendit dhe se prona nuk ka asnjë vlerë.
Sipas tij, këta persona kudo ku janë, duhet të riaktivizohen, të përditësojnë adresat dhe të paguajnë edhe taksën e pronës.
Duhet të kemi një adresë të saktë të çdo personi, themi se kemi 1.2 milionë emigrantë shqiptarë jashtë me leje qëndrimi, por nuk e kemi numrin e saktë të tyre dhe adresat e sakta të këtyre personave dhe numri i banesave të mbyllura janë 42-43 mijë në gjithë Shqipërinë.
Kjo duhet të ndikojë shumë mirë në gjetjen e adresave të këtyre pallateve dhe shtëpive private.
Këta persona janë të detyruar që të afrohen për një banesë në Shqipëri që e ka sado pak të qëndrueshme. Kush të shërben në botë pa adresë?!
Për sa kohë që të vendoset një rregull dhe të kemi qëndrueshmëri të një adrese të saktë, nuk do të ketë asnjë negativitet në aktivitetin e real estate.
Ne duhet të kemi një listë dhe adresa sa më të saktë, për të pasur një ecuri sa më të mirë të aktivitetit. Ai vend që nuk ka adresa të sakta, nuk ka mundësi të luftohet krimi apo korrupsioni.
Akoma ka ide për t’iu fshehur pagesave për atë që konsumon, si uji, drita. Ke adresën, duhet të paguash për shërbimin që na serviret.
Nëse ne si emigrantë kudo duhet të kemi domosdoshmërisht, deklarimin e saktë të emigrantëve.
Në shumë vende të botës, shumë emigrantë kanë taksë dhe i çojnë për zona të varfra, ku ka nevojë, për çerdhe, kopshte, spitale, për serume, ilaçe e të gjitha.
Lidhur me debatin për deklarimin e fesë, Gjoka tha se përkatësia kombëtare është më e shenjtë se sa ajo fetare.
Mbi gjithçka shtetësinë dhe atdhetarizmin nuk e ndërrojmë kurrë. Ndërsa fenë nuk të ndalon njeri.
Janë disa grupe mbase dhe keqdashëse, të cilat mundohen që të bëjnë dezinformim për të përfituar më shumë numra për përqindje në fe.
Të gjithë besimtarëve të feve, ju them se feja nuk mundet me rezultate përqindjesh por me besim dhe bashkëpunim në komunitet.



