Ngrica në rrugë/ ARRSH: Në disa akse duhet të kaloni me zinxhirë

Ngrica në rrugë/ ARRSH: Në disa akse duhet të kaloni me zinxhirë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin, kanë krijuar probleme në disa akse rrugore. Në një njoftim zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ku të udhëtojnë në disa akse rrugore nacionale.

Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammarë-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi vende-vende ka ngrica. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy