Miratohet doza e tretë për personat mbi 60 vjeç, Komiteti i Ekspertëve: Vaksinim dhe fëmijët +12 dhe +16 (VIDEO)

Miratohet doza e tretë për personat mbi 60 vjeç, Komiteti i Ekspertëve: Vaksinim dhe fëmijët +12 dhe +16 (VIDEO)

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë një mbledhje të sotme ka vendosur që të miratojë rekomandimin e bërë nga Komiteti i Vaksinimit ku është parë e nevojshme doza e tretë e vaksinës, anti-covid.

Rekomandimi i dytë i miratuar është për uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe po ashtu vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore.

Një vendim ka qenë dhe shqyrtimi i vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit. Në këtë situatë prioritet mbulimi me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Qytetarët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët nga doza e dytë sipas udhëzimeve të ISHP duke nisur nga 1 nëntori. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me konsentin e prindit dhe rekomandimin e pediatrit duke filluar nga 1 nëntori. Do ftojmë për vaksinimi dhe fëmijët mbi 12 vjeç që paraqesin problematika shëndetësore.

Nga ana e saj shefja e ISHP, Silva Bino deklaroi se procesi i vaksinimit vazhdon, ndërsa në vend kanë ardhur mbi 2.2 mln vaksina.

Janë krijuar mbi 1.8 mln vaksinime dhe 900 mijë me dozat e para. Rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet përdorimit të vaksinës coronavac. Nga pikëpamja e grupmoshave vërejmë një rritje të grupmoshës nga 18-25 vjeç pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët në këtë grupmoshë. Ne iu bëjmë apel të gjithë të rinjve të vaksinohen. Vaksina është e sigurt për ta, parandalon në një farë mënyrë dhe transmetueshmërinë. Pavarësisht se janë të rinj dhe thonë se mund ta kalojnë lehtë covid, Covid nuk ka besë. Covid dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale, Gjirokastra, Tepelena. Bashki që kanë ecur mjaft mirë kohët e fundit është bashkia e Pukës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy