Selena Gomez u kërkoi fansave që të tregohen të sjellshëm me Hailey Bieber, pas intervistës së ksaj të fundit.
“Është tepër ironike që do të publikoja diçka që ka të bëjë me fjalë të mira, por kjo është pikërisht ajo që dua”, tha Gomez në një TikTok të enjten.
Sipas E! News , themeluesja e Rare Beauty shtoi, "Nuk është e drejtë sepse askujt nuk duhet folur kurrë në mënyrën që kam parë".
Gomez, 30 vjeç, e përfundoi mesazhin e saj duke u uruar fansave të saj një "pushim të mrekullueshëm".
Bieber nga ana tjetër në podkastin "Call Her Daddy" zbuloi se kishte folur me Gomez që kur u martua me ish të dashurin e aktores, Justin Bieber në shtator 2018.
“E gjitha është respekt. Është dashuri”, tha modelja, 25 vjeçe, për bisedat e saj me Gomez, duke shtuar se mes tyre nuk ka “asnjë dramë personale”.
"Ajo nuk më ka borxh asgjë," vuri në dukje Hailey. “Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë.”



