Putin vlerëson planin kinez të paqes: Mund t’i japë fund luftës

Putin vlerëson planin kinez të paqes: Mund t’i japë fund luftës

Plani i paqes i Kinës për Ukrainën mund të përdoret si bazë për t'i dhënë fund luftës, tha presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me homologun kinez.

Putin e priti Xi Jinping të martën në Moskë për të diskutuar konfliktin dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Putin tha se plani i paqes mund të paraqitet "kur të jenë gati për të në Perëndim dhe në Kiev".

Por plani i Kinës - i publikuar muajin e kaluar - nuk kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina.

I publikuar muajin e kaluar, plani 12-pikësh bën thirrje për bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.

Ai dënon gjithashtu "sanksionet e njëanshme", në atë që shihet si një kritikë e mbuluar ndaj aleatëve të Ukrainës në Perëndim.

Ukraina ka insistuar që Rusia të tërhiqet nga territori i saj si kusht për çdo bisedim.

Dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se thirrja për një armëpushim përpara se Rusia të tërhiqej "do të mbështeste efektivisht ratifikimin e pushtimit rus".

Në një konferencë të përbashkët shtypi pas përfundimit të bisedimeve me Xi në Moskë, Putin tha: "Shumë dispozita të planit të paqes kineze mund të merren si bazë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, sa herë që Perëndimi dhe Kievi janë gati për të. "

Por, shtoi ai, Rusia ende nuk kishte parë një "gatishmëri" të tillë nga ana tjetër.

Presidenti kinez tha se qeveria e tij ishte në favor të paqes dhe dialogut dhe se Kina ishte në "anën e duhur të historisë".

Ai përsëri pretendoi se Kina kishte një "pozicion të paanshëm" për konfliktin në Ukrainë.

Të dy homologët diskutuan gjithashtu për rritjen e tregtisë, energjisë dhe lidhjeve politike midis dy kombeve.

Ka shqetësime në rritje në Perëndim se Kina mund të sigurojë mbështetje ushtarake për Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy