Kuba liron 14 të burgosurit e parë politikë

Kuba liron 14 të burgosurit e parë politikë

Qeveria kubane ka liruar grupin e parë të të burgosurve politikë, shumica e të cilëve të lidhur me protestat antiqeveritare të korrikut 2021.

Bëhet fjalë për të paktën 14 persona të liruar gjatë së mërkurës, sipas organizatës joqeveritare që monitoron ndalimet në ishullin e Karaibeve, Observatori Kuban për të Drejtat e Njeriut, i cili publikoi listën me emrat e 14 të liruarve.

Midis tyre është 24-vjeçarja Reyna Yacnara Barreto Batista, e cila konfirmoi lirimin e saj për agjencinë amerikane Associated Press së bashku me nëntë burra të tjerë, të gjithë përveç njërit të lidhur me protestat e 3 vjet e gjysmë më parë.

Mes 14 të burgosurve të liruar në Kubë është edhe 53-vjeçarja Donaida Perez Paseiro. 

"Ky nuk ishte asgjë më shumë se rezultati i fushatës ndërkombëtare të zhvilluar në favor të të burgosurve politikë. Nuk ka të bëjë me regjimin kuban. Ne kemi qenë monedha e tij ndër vite,” tha Perez Paseiro në televizionin e lajmeve Ntn24, pasi u lirua nga një burg në provincën e Villa Clara, në qendër të ishullit të Karaibeve.

E dënuar me shtatë vjet burg për pjesëmarrje në demonstratat historike të 11 korrikut 2021, Perez Paseiro u shpall “e burgosur e ndërgjegjes” nga Amnesty International.

Autoritetet kubaneze saktësuan se 553 personat që do të lirohen nga burgu nga sot, siç u njoftua nga Havana pas negociatave me Kishën Katolike, as janë falur dhe as amnistuar, por teknikisht të liruar nga burgu dhe për rrjedhojë “mund të kthehen në burg” nëse nuk plotësojnë një sërë kërkesash, përfshirë “sjelljen e mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy