Masakra në Las Vegas, 20 të vrarë. Dëshmitarët: Ndërruan jetë në duart tona

Masakra në Las Vegas, 20 të vrarë. Dëshmitarët: Ndërruan jetë në duart tona

Rëndohet bilanci i viktimave në Las Vegas, ku një person qëlloi në mes të turmës me armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave amerikane, më shumë se 20 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në resortin Mabdalay Bay, ku një person hapi zjarr me mitraloz.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ndërsa plumbat nuk pushonin, kishin parë turistët dhe kalimtarët në rrugë të largoheshin më vrap të tmerruar në përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre.

Ata thanë se disa prej viktimave kanë ndërruar jetë në duart e tyre. Policia vendase bëri të ditur se ka vrarë autorin e sulmit, por nuk bëri të ditur emrin e tij. Një zëdhënës i policisë tha se një grua aziatike është arrestuar me dyshimin se kishte lidhje me autorin e masakrës. Pritet që hetimet të zbardfhin rolin e saj në këtë ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy