Stuhi rëre në Irak, 5000 persona probleme me frymëmarrjen

Stuhi rëre në Irak, 5000 persona probleme me frymëmarrjen

Një person vdiq dhe më shumë se 5,000 përfunduan në spital me probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga një stuhi e re rëre që goditi Irakun, e shtata në një muaj.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke i bërë thirrje popullatës, sidomos atyre që vuajnë nga astma, të mos dalin nga shtëpia.

Të gjitha spitalet, institucionet shëndetësore dhe departamentet e urgjencës janë në gatishmëri të lartë.

Kjo ishte deklarata e zëdhënësit Saif Al-Badr, duke vënë në dukje se guvernatori i Bagdadit ka regjistruar një vdekje dhe mbi 2,000 raste me probleme të frymëmarrjes.

Numri i përgjithshëm i problemeve të frymëmarrjes të regjistruara në Bagdad dhe në provincat e tjera i kalon 5000 .

Stuhitë e rërës janë rritur ndjeshëm vitet e fundit në Irak, për shkak të degradimit të tokës dhe thatësirës të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, me rritjen mesatare të temperaturave dhe rënien e reshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy