Rriten tarifat e licencave të pikave të karburanteve

Rriten tarifat e licencave të pikave të karburanteve

Këshilli i Ministrave vendosi që pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës për automjetet dhe vajrat lubrifikante, të jetë 3 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 1 milion lekë për bashkitë e tjera. Ndërkaq, pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë, do të jetë 500 mijë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 100 mijë lekë për bashkitë e tjera.

Ankesa në Kushtetuese Qeveria me këtë veprim reflekton një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në dhjetor të vitit 2015, Këshilli i Ministrave vendosi të shumëfishojë pagesën për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, në 5 milionë lekë, për Bashkinë e Tiranës, dhe 2 milionë lekë, për bashkitë e tjera.

Operatorët e çuan vendimin në Kushtetuese dhe më 2 nëntor 2016, Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e grupeve të interesit, duke e quajtur antikushtetues VKM 970 2/12/2015, me anë të të cilit u shumëfishua tarifa e rimarrjes së lejes së tregtimit. Gjykata argumentoi se ky veprim është abuziv, tejkalon të drejtën që ligjvënësi i ka dhënë qeverisë dhe kjo është jo proporcionale, pasi kjo tarifë paguhet karshi shërbimit që merr. Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve kanë paralajmëruar se kjo tarifë do të ngrejë çmimet për konsumatorët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy