
Prokuroria e Krujës ka rimarrë në pyetje 25 vjeçaren Xhisiela Maloku. Pas denoncimit të bërë prej ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, organi i akuzës ka nisur verifikimin e plotë të të dhënave.
Prokuroria ka verifikuar dëshminë e vajzës së dhënë pas kallëzimit për dhunë prej Rexhep Rrahjas. Ndërkaq janë verifikuar dhe pamjet e kamerës së stacionit të policisë si dhe janë verifikuar të dhënat në hotelin ku e reja deklaron se është ushtruar dhunë.
Prokuroria ka vendosur të pyesë psëri 25-vjeçaren, e cila dyshohet se është dhunuar nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Në pyetje është marrë po ashtu dhe polici Gentian Çitozi i cili ka qenë i pari që ka marrë denoncimin e vajzës. Një tjetër veprim i prokurorisë së krujës është dhe sekuestrimi dhe verifikimi i tabulateve të bisedave telefonike.
Verifikimit të prokurorisë i është nënshtruar dhe raporti mjeko-ligjor të mbajtur pas denoncimit për dhunë prej 25 vjeçares.



