
Gazetari investigativ Artan Hoxha, përkitazi me kapjen e 119 kilogramëve droge në trajlerët me banane, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se fillimisht ngarkesa është marrë në Portin e Durrësit, dhe aty ka rezultuar se mungojnë 7 arka, duke u raportuar fillimisht është raportuar si grabitje.
Sipas Hoxhes, kompania po ta dinte se si do të kalonin arkat, nuk do ta lajmëronte policinë.
“Ngarkesa është marrë në Portin e Durrësit, dhe aty ka rezoltuar 7 arka, dhe kanë dal ti marrin dhe si kanë gjetur, kompania nuk e kanë ditur se janë edhe 119 kg, sepse po ta dinte, sdo ta lajmëronte policinë. Është raportuar fillimisht si grabitje, prandaj policia ka reaguar me vonesë.
Policia ka vajtur për një ngjarje që janë grabitur arka me banave, Dhe pastaj janë kontrolluar një nga një dhe kanë dal. Kompania pa dashje ka rënë grackë e kësaj. Kompania ka një problem sepse kokaina është gjetur e futur në ngarkesë, dhe atë e kanë futur që në ngarkesë në Ekuador, prandaj hetimi do te jetë shumë i vështirë”.



