Në lidhje me operacionin e ndërmarrë nga SPAK, ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokat dhe kryesekretarja e gjykatës ka ardhur një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Nga porti i Durrësit, Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët që mos të jenë spektikë dhe mos të bien pre e propagandave.
“Reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se “ska për të ndodhur gjë; “që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar”, kam një lajm për ju; e keni gabim! Dua ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë.
Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngrejmë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda”, tha Yuri Kim.
Kujtojmë se 10 përfaqësues të Gjykatës së Krujës kanë rënë në prangat e policisë këtë të enjte mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku të cilët dyshohet se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një reagim për mediat ka bërë me dije se pas një hetimi disa mujor është bërë i mundur dhe ekzekutimi i urdhër arresteve për anëtarët e lartë në këtë Gjykatë.



