Moti i keq/ Policia Rrugore u bën thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve (VIDEO)

Moti i keq/ Policia Rrugore u bën thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve (VIDEO)

Për shkak të motit të keq në vend, sidomos në pjesën qendrore të vendit, në zonat Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, i cili nisi pasditen e së hënës dhe që pritet të vazhdojë dhe të nesërmen, policia rrugore ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të automjeteve dhe u ka dhënë udhëzime për të qenë sa më të kujdesshëm në rrugë gjatë udhëtimit, gjatë aksidenteve etj.

Njoftimi i plotë i Shërbimit të Policisë rrugore:

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

• Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

• Zvogëloni shpejtësinë;

• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;

• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;

• Mbani krahun e djathtë;

• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;

• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;

• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;

• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

• Mos lëvizni nga vendngjarja;

• Telefononi menjëherë në numrin  112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;

• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;

• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;

• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;

• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;

• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;

• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;

• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

#kontribuodhetipersigurinerrugore

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy