Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive te shtëpia e Ali Ahmetit

Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive te shtëpia e Ali Ahmetit

Nuk dihet se cilët mund të jenë viktimat në këtë varrezë masive. Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krimet më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.

Zhvarrosja e tyre ka filluar, teksa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara.

Sipas asaj që raporton “Zhurnal”, ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy