Rikthehen tërmetet, Koçi: Janë postgoditje (VIDEO)

Rikthehen tërmetet, Koçi: Janë postgoditje (VIDEO)

Lëkundjet sizmike që prekën vendin mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës cilësohen si postgoditje normale të tërmetit të 26 nëntorit nga ana e Istitutit të Gjeoshkencave. Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se lëkundjet do të vazhdojë me magnituta të ulta.

Rexhep Koçi, sizmiologu: “Siç e tregojnë dhe ngjarja e natës së kaluar, ajo herë pas here do të gjenerojë disa tërmete, por do të jenë me magnitudë shumë-shumë më të vogël sesa ngjarja kryesore. Edhe kjo 3.6 nuk është se është ndonjë magnitudë shumë e konsiderueshme, por njerëzit duke pasur njëfarë ndjeshmërie nga gjarja kryesore e vlerësojnë këtë si një rrezik, por që nuk ka asnjë lloj rreziku.”

Tërmetet e regjistruara në Greqi, Itali dhe Turqi, sipas Koçit nuk kanë të bëjnë me tërmetet në Shqipëri. Sipas ekspertit sizmiolog, Ballkani është një nga pikat e nxehta të lëvizjeve të pllakave tektonike.

Rexhep Koçi, sizmiologu: “Nuk mund të lidhim që ndodhi një tërmet në Shqipëri me magnitudë të konsiderueshme 6.3 dhe pastaj u pasua në Turqi para ca ditësh me 5.6 dhe ditën e premte me 6.8. Nuk është e lidhur. Kjo tregon që gjithë vendet e Ballkanit janë vende me aktivitet sizmik të lartë, sidomos Turqia zë vendin e parë, pastaj mund të renditet Greqia, pastaj vijmë ne.”

Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, magnitutat të tërmetit të 26 nëntorit ishin më të larta seç u raportuan.

Rexhep Koçi, sizmiologu: “Në zonat e epiqendrës së tërmetit është vlerësuar me intensitet 9, ndërsa në periferi pastaj, ku përfshihet dhe Durrësi, është me intensitet 8. Kohëzgjatja e matur pjesërisht me instrumente në Durrës është 15 sekonda, por nuk është se është kaq tërmeti. Kurse i matur në Tiranë është 38 sekonda.”

Dëmet e shkatuara nga tërmeti i nëntorit kapin shumën e 1 miliardë eurove sipas kryeministrit Rama. Ndërkohë që dhjetra familje mbeten ende të strehuara në çadra në pritje të strehimit nga qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy