Mafia shqiptare kontrollon prostitucionin në Itali

Mafia shqiptare kontrollon prostitucionin në Itali

Mafia shqiptare vijon të kontrollojë trotuaret e Italisë. Janë rreth 120 mijë vajza që ushtrojnë prostitucion në shtetin fqinj.

Sipas një artikulli të botuar sot në “La Stampa”, vajzat vijnë kryesisht nga Afrika dhe Europa Lindore. 

Por edhe italianet përfundojnë në trotuare të mashtruara nga të dashur të rremë. Në një dekadë, qarkullimi i prostitucionit është rritur me 28% dhe ka arritur në 4 miliardë euro në vit. Ky treg ka 3.5 milionë klientë në vit.

Sipas të përditshmes italiane, vajzat shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian, siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë. Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas”, shkruhet në artikull.

Shkrimi rrëfen historinë e Korinës, një vajzë 16-vjeçare, e cila ka mbërritur në Itali nga zonat rurale të Rumanisë. Në kushtet e nevojës për të mbijetuar, nëna e saj e ka shitur te një tutor për 300 euro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy