Gara për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet më 17 shtator (VIDEO)

Gara për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet më 17 shtator (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 17 shtator për të hapur zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se kandidatët e mundshëm janë Vladimir Mara, Aneta Jella, Ols Dado, Bledar Maksuti, Klodian Braho, Arben Kraja. 

 

Do duhet të hapet gara zyrtarisht dhe më pas të kemi kandidaturat. Dumani s’ka interes për një mandat të dytë si drejtues, por do të vazhdojë të ushtrojë funksionin si prokuror. Ka konsumuar 6 vite nga mandati i tij dhe ka 3 vite të tjera. Dy prokurorët e fundit që i janë atashuar SPAK-ut janë Bledar Maksuti dhe Anita Jella. Me hapjen e garës Këshilli i Lartë i Prokurorisë do t’u japë mundësinë të interesuarëve të kandidojnë. Momentalisht, ndër kandidaturat e pritshme janë Adnan Xholi, zv.drejtues i SPAK por edhe drejtori i hetimit gjyqësor për mbi 3 dekada, pritet një rikandidim i Arben Krajës, drejtuesit të mandatit të parë, me një argumentim juridik, ku nëse bën një pushim, mund ta kesh të drejtën e rikandidimit. Është prokurori Vladimir Mara, Aneta Jella, Ols Dado, Bledar Maksuti dhe Klodian Braho, janë ndër emrat që jo vetëm plotësojnë kriteret, por kanë edhe aspiratën për një post drejtues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy