
Forcat ruse kanë hyrë në Ukrainë nga Bjellorusia! Një konfirmim i tillë vjen nga rojet kufitare të Ukrainës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Siç raporton CNN, nga Kievi denoncohet se trupat ruse po e sulmojnë Ukrainën, nga zona e Krimesë.
Ministria e Brendshme e Ukrainës deklaroi se qindra ushtarë janë vrarë tashmë.
“Me qindra ushtarë ukrainas janë vrarë nga sulmet e raketave ruse”, thuhet në deklaratë.
Nga ana e tij Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, thirri në një mbledhje urgjente herët në mëngjes, krerët e forcave të armatosura.
Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, Rusia nis pushtimin e Ukrainës, duke sulmuar qytetet kryesore të vendit.
Sulmet ushtarake të koordinuara po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odesa por edhe në kryeqytetin Kiev.



