Policia kërkon lirimin e godinës së televizionit News24/ Prona ka kaluar nga Bashkia Tiranë tek Kayo (Dokumenti)

Policia kërkon lirimin e godinës së televizionit News24/ Prona ka kaluar nga Bashkia Tiranë tek Kayo (Dokumenti)

Mëngjesin e kësaj të shtune efektivët e policisë janë paraqitur në ambientet e ku ndodhen redaksitë e News24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare dhe ka kërkuar lirimin e godinave.

Mësohet se Këshilli i Ministrave më 12 mars 2025 ka miratuar vendimin për heqjen e së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë mbi pasuritë e “Ish-Uzinës së Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve” në zonën kadastrale 8170, Tiranë, ku ndodhet aktualisht godina e News24. 

Pronësia i ka kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., e krijuar për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. 

Sipas vendimit, “KAYO” sh.a. nuk mund të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës apo ta tjetërsojë atë. 

Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe vetë shoqëria “KAYO” janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Transmetimi i televizionit News24 ka ndaluar ndërsa më herët u raportua se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy