Video/ Bardhi nga Elbasani: PS të caktojë numëruesit që të nisë procesi

Video/ Bardhi nga Elbasani: PS të caktojë numëruesit që të nisë procesi

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi, thotë se procesi i numërimit në këtë qark po vonohet për shkak se PS nuk ka caktuar ende numëruesit e saj në KZAZ. Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, Bardhi i bëri thirrje PS-së që t’i caktojë sa më shpejt.

“Dua të falënderoj çdo qytetar që besuan tek PD. U përkushtuan gjatë këtyre ditëve. Kam vetëm një apel të nisi procesi i numërimit. Ftoj PS që të caktojë numëruesit e saj në KZAZ. Dhe të jeni të sigurt që çdo qytetar ka ndezur një dritë shprese për familjen e tyre. Edhe një herë apeli ynë është të nisi sa më parë numërimi i qetë dhe korrekt”, tha Bardhi.

I pyetur për deklaratën e kundërshtarit Taulant Balla, që tha se PS ka fitoren më të lartë historike në këtë qark, Bardhi u shpreh:

“Nuk komentoj deklaratat e humbësve. Jam këtu për të falënderuar qytetarët e Elbasanit. Faleminderit që besuat në projektin tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy