Vendimi i KQZ/ Kurti: Jam bartës liste që respekton Kushtetutën dhe ligjet (VIDEO)

Vendimi i KQZ/ Kurti: Jam bartës liste që respekton Kushtetutën dhe ligjet (VIDEO)

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se ai është i dënuar me vendim të formës së prerë në tri vjetët e fundit, dhe se mund të mos i lejohen pjesëmarrja në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për mundësinë e moscertifikimit të tij nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti tha se partia e tij ka dorëzuar listën dhe ajo është lista e VV-së.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë”.

Sipas tij, rrethanat në vend kanë ndryshuar, duke përmendur edhe një dark që vitin e kaluar kishte në Kosovë përfaqësuesi special për dialogun me Serbinë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richar Grenell me ish-presidentin Hashim Thaci.

“Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të adaptohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”.

Ai tha se është bartës i listës që i respekton në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy