
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha për CNN se përgjegjësia për përfundimin e luftës në Ukrainë qëndron tek presidenti rus, Vladimir Putin.
Është në duart e Putinit. Është ai që filloi luftën pa asnjë arsye. Tani është përgjegjësia e tij për t'i dhënë fund luftës. Realiteti brutal është se vetë Putini ka zgjedhur të bëjë një luftë kundër civilëve dhe të luftojë një luftë kundër rendit evropian të paqes.
Gjermania ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake të tipit Pbv 501 në Ukrainë, sipas një zëdhënësi të ministrisë gjermane të mbrojtjes të premten. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë ka shënuar një ndryshim historik në politikën e jashtme të vendit.



