Aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krime lufte

Aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj, i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarrë masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy