Një shqiptar i akuzuar për prostitucion është ekstraduar nga Anglia për në Itali. I kërkuari i njohur me nofkën “Sulltani” konsiderohet si një nga liderët e shfrytëzimit të prostitutave në veri të Italisë. Nin Lalaj, 37 vjeç, u kap si pjesë e operacionit “Alba Nostra 2”, në mars 2015.
Gjatë dy operacioneve, “Alba Nostra 1” dhe “Alba Nostra 2” janë arrestuar 17 persona, të cilët prostituonin rreth 200 vajza. Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga personat ku duhet të merrje leje për të nxjerr prostituta në provincën e Pavias. Lalaj u dënua me 3 vite e 6 muaj burg ndërsa ndodhej me arrest shtëpie. Por, policia më pas nuk kishte asnjë dijeni për vendndodhjen e tij.
Ai u arrestua disa muaj më parë në Angli, me identitet tjetër, ndërsa merrte pjesë në një orgji. 37-vjeçari njihej si njeri i egër dhe i pamëshirshëm, dhe që i kishte qejf festat e harbuara. Lalaj akuzohet gjithashtu se është i përfshirë në disa vrasje.



