
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga Skënder dhe Llej Likaj, babë e bir pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli.
Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.
Rakip Rroli u qëllua për vdekje një ditë më parë kur sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po lëvizte në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras. Dy persona që lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë dhe e sulmuan me armë zjarri automatike. Të paktën 7 plumba ka marrë në trup 55-vjeçari duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.



