Balliu: Do ta takojmë Berishën edhe me polic te dera. Mbetet kreu i PD edhe sikur ta çojnë në Hënë! (VIDEO)

Balliu: Do ta takojmë Berishën edhe me polic te dera. Mbetet kreu i PD edhe sikur ta çojnë në Hënë! (VIDEO)

Sekretari Organizativ i PD-së së Rithemelimit Klevis Balliu tha se ai dhe të tjerë do ta takojnë Sali Berishën edhe pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Duke folur në MCN Live Balliu tha se shteti s’duhet t’i vendosë Berishës polic te dera e pallatit, për sa kohë ai nuk thyen masën e arrestit.

Balliu solli në vëmendje se ish-ministrit Tahiri nuk iu vendos asnjë polic në derën e banesës, kur ishte në “arrest shtëpie”. 

Do shkojmë në çdo degë, do t’u bëjmë thirrje çdo qytetari që hajde dilni. Protesta në 09:00 të mëngjesit, ditë jave, të mbillen aq. Ty për kafe nuk të mblidhen në 09:00 të mëngjesit. E kemi provuar në zgjedhjet e 14 majit, ku pa vulë, pa emrin e kryetarit në listë, pa logo, me gjithë mediat kundër, morëm 540 mijë vota. Berishizmi ide është. Unë në PD s’jam se është Sali Berisha, kam ardhur edhe kur ishte Basha. Unë rri sepse jam dakord me idenë që ka një plan për diktaturë moderne. Unë jam kundër kësaj ideje, prandaj rri në PD. Jam kundër shpopullimit, kundër prishjes së familjes, kundër Ballkanit të Hapur, prandaj jam në PD. Prandaj bëj sot këtë rezistencë, që rri atje në rrugë, që përplasem. A ka kjo PD një alternativë? A është taksa e sheshtë alternativë? A nuk ka dhënë prova kjo parti që s’di të qeverisë?! Korrupsion ka pasur edhe më përpara, por jo të kesh aleancë me korrupsion dhe të korruptuarit. Krimin dhe vjedhjen kjo qeveri e ka kriter. Pse e mori Beqajn? Pse ishte i zgjuar?! Sepse është super hajdut. Spiropalin pse e mori?! Ajo ‘shkëlqeu’ te Doganat, 5 milionë euro! Të gjithë këta kanë kriterin e hajdutërisë.

Fillimisht do të mbushim sheshet. Rrëzohen qeveritë me protesta, me mitingje, me të gjitha. Këta nuk duhet të lejohen të futen në zyrë. Këta duhen ndaluar në rrugë makinat e tyre. Berisha sot s’ka asnjë akuzë, sepse nuk ka prova. Ne kandidat për kryeministër s’kemi, duhet të kalojë në primare z.Berisha. Sali Berisha s’është i pandehur. S’është detyrë e shtetit që t’i vendosë policë te dera. E dini kur duhet ta bëjë shteti atë? Kur Berisha ta thyejë masën e arrestit. Detyra për ta respektuar masën e arrestit e ka personi që ka masën. Tahiri s’ka pasur kokërr polici. Kreun e PD do ta takojmë. Kreu i PD do të qëndrojë kryetar i PD. Edhe në Hënë ta çojnë kryetar i PD derisa të ketë zgjedhje është Sali Berisha”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy