Thatësira, Bashkia e Milanos mbyll shatërvanët

Thatësira, Bashkia e Milanos mbyll shatërvanët

Për t’i bërë ballë emergjencës së thatësirës , ​​kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ftoi të gjithë qytetarët që të minimizojnë përdorimin e ujit të pijshëm për përdorim shtëpiak, për të vaditur lëndinat, kopshtet private, tarracat dhe oborret. 

Këtë gjë e ka shpjeguar vetë kryebashkiaku në faqet e tij sociale, duke shtuar se edhe Bashkia dëshiron të bëjë pjesën e saj pasi Rajoni i Lombardisë ka dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme të ujit deri më 30 shtator.

Krahas ftesës për të minimizuar përdorimin e ujit të pijshëm, Bashkia e Milanos ka miratuar një sërë masash emergjente për të përballuar thatësirën, si mbyllja e të gjitha shatërvanëve. Kryebashkiaku shpjegoi se ka dhe përjashtime dhe kanë të bëjnë me shatërvanët ku ka faunë dhe florë dhe liqenet/kanalet e vogla të parqeve të qytetit. 

Gjithashtu u vendos pezullimi i ujitjes me spërkatje të lëndinave dhe sipërfaqeve të gjelbra, me përjashtim të ujitjes me pika që ndikon në mbjelljen e re të pemëve që duhet ruajtur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy