Sot manifestim në mbështetje të Ukrainës, kufizohet qarkullimi i mjeteve në disa rrugë të Tiranës

Sot manifestim në mbështetje të Ukrainës, kufizohet qarkullimi i mjeteve në disa rrugë të Tiranës

Ditën e sotme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim të madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi "Bajram Curri", segmenti nga kryqëzimi me rrugën "Ibraim Rugova" deri në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

• Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

• Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", segmenti nga "Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin "Bajram Curri" (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:

• Rruga "Ibrahim Rugova", Bulevardi "Zan D'Ark", rruga “Ismail Qemali" dhe rruga "Papa Gjon Pali

Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së "Elbasanit", (vetëm për sensin antiorar).

• Linja "Tirana e Re" do të devijojë te sheshi "Willson" dhe tek "UFO".

Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri më dije se do të marrë edhe ai pjesë në manifestim ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen marshimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy