
Të përballesh çdo ditë më prindërit e sëmurë, është një sakrificë dhe detyrim ndaj tyre për ti ndihmuar në jetën e tyre.
Juristi Skerdjan Dhuli, nga Himara, sjell historinë e trishtë po aq frymëzuese për jetën, të të dy prindërve të tij të sëmurë.
Përmes programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Dhuli tregon si është të jetosh me një baba që ka sëmundjen e Parkinsonit dhe durimin për ta ndihmuar dhe kuptuar pa folur për nevojat e tij.
Im atë prej 10 vitesh është me sëmundjen e Parkinsonit, dhe ata që e din këtë sëmundje, e din se çfarë i bën njeriut ajo lloj sëmundje. Është sfidë e madhe për ata që i duhet ti rijnë pranë, sepse kë të bësh më një sëmundje që nuk kupton më shumë, nuk artikulon më. Dhe ti duhet ta kuptosh pa folur, duhet ta njohësh aq mirë sa për ti kuptuar. Janë situata që nga momenti më moment të del jashtë kontrollit.
Për shkak se kam punuar për 6 vite në spital privat, kam mësuar të menaxhoj dhe të di si të sillem me të. Është goxha e vështirë sepse është një pjesë e madhe e ditës që për shkak të kontraktimit, në 60% të ditës ai nuk flet, kjo të dhemb, por mundohem ti flas, e ta kuptoj pa folur.
Nga ana tjetër, fati e ka sprovuar edhe me sëmundjen e mamit, që për nëntë vite po përballet dy herë me sëmundjen e kancerit dhe tash me paralizën e saj.
Ka rreth 9 vite që kishte kancer në mitër, më pastaj në gji, tani është paralizuar dhe mjekët ja kanë prerë që për 3-6 muaj dhe kanë thënë që është një fazë e sëmundjen e pa menaxhueshme, menaxhohet me morfina dhe qetësues shumë të fortë për shkak se dhembjet janë të mëdha. Jemi me fat që jemi dy vëllezër dhe motra dhe secili ndihmojmë. Mami ka kurajë të jashtëzakonshme më shumë se sa babi, sepse sëmundja ka vite.
Me dhemb duke e parë ashtu siç është dhe në mes dyzimit nëse do ta shohësh ashtu siç është duhet të gjesh forcë ta përgatis veten për të dytën sepse i kemi bërë gjerat maksimalisht dhe vjen një moment që thua nuk mund të torturohet më.
Me gjithë këto sfida që i dha jeta, Dhuli, thotë se e gjen forcën për ta përballuar dhe parë sëmundjen e tyre.
Forcën e gjej duke e parë çfarë po vuajnë ata, dhe nuk dua të jap veten, nuk e lëshoj veten, sikur ta lëshoja çfarë do përfitoja.
E kam gjetur brenda vetës rrugën për ti shpëtuar emocioneve dhe për ti ndihmuar në aq jetë sa u ka mbetur.



