Në samitin COP27 për klimën në Egjipt u dha alarmi i Kombeve të Bashkuara për pasojat në planet.
Njerëzimi ka një zgjedhje për të bërë ose bashkëpunoni për klimën ose vdisni. Bota mund të vendosë të shkojë drejt solidaritetit klimatik ose rrezikon një vetëvrasje kolektive.
Bota është në një autostradë drejt ferrit klimatik e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjithë kësaj vuajtjeje është të zgjedhësh të bashkëpunosh.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres para liderëve të mbledhur në Sharm el Sheikh.
Guterres ftoi dy vendet më të mëdha që emetojnë CO2, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, të punojnë së bashku për klimën. Por ai tha gjithashtu se ekonomitë në zhvillim duhet të bëjnë gjithashtu pjesën e tyre për të ulur emetimet.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, vendet duhet të hyjnë në “një pakt solidariteti klimatik” që mbështet financiarisht vendet e varfra për të përballuar efektet e ngrohjes globale, me ndihmë financiare dhe dalje graduale nga qymyri për vendet më të pasura deri në vitin 2030 dhe për vendet e tjera deri në vitin 2040.
Ai përsëriti thirrjen e tij për një taksë mbi fitimet shtesë të kompanive të karburanteve fosile.



