Karanxha: Endri Meksi është kërcënuar për shkak të detyrës, bashkë me të i gjithë televizioni (VIDEO)

Karanxha: Endri Meksi është kërcënuar për shkak të detyrës, bashkë me të i gjithë televizioni (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi është kërcënuar dhe shantazhuar për herë të dytë në ambientet e televizionit të tij nga persona ende të paidentifikuar.

 

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se MCN Tv ka lejuar fjalën e lirë dhe ka kallëzuar shumë afera të bazuara në fakte.

 

Duke vijuar Karanxha tha se kërcënimet dhe shantazhet ndaj Meksit ( tek televizioni MCN Tv)  kanë ndodhur në një vend ku ka kamera dhe kalojnë shumë kryqëzime, ku autorët mund të kenë gabuar. 

 

Sipas Karanxhës, është e papranueshme që një televizion privat të kërcënohet dhe të përdoren mjete force.

 

Organet e ndjekjes penale do ta zbardhin këtë rast. Vendi i kryerjes së veprës penale është në një vend që qarkullohet, ka kamera, kalohen kryqëzime. Mund të jetë gabuar në ndonjë vend nga autorët e veprës , me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vërteta të këtij sulmi. Është e papranueshme që një TV privat të kërcënohet dhe të përdoren mjete force. 

 

Çdo individ në rast se preket dhe ndihet i fyer nga një publikim, ka mjete ligjore. Vetëgjyqësia në demokraci është papranueshme. Nuk jemi në vitin 1992 dhe më pas, kur kishte gazetarë të dhunuar.

 

Një nga kallëzimet është ASKHI, MCN ka lejuar fjalën e lirë, dhe  analistët kur kanë dhënë mendimin e tyre nuk janë censuruar. Thëniet e tyre janë lënë. 

 

Në YouTube janë intervistat e pacensuruar, TV publikon pa filtra, pa shkelur etikën. Janë fakte publike. 

 

Më tej, Karanxha tha se Endri Meksi është kërcënuar për shkak të detyrës dhe se bashkë me të është kërcënuar gjithë televizioni. 

 

Jam për hetim të plotë dhe gjithanshëm. Është bërë një kallëzimi. Kallëzimi duhet të trajtohet me prioritet. MCN Tv ka denoncuar shumë raste. Ka qenë portë për fjalën e lirë. Kemi qenë në studion për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, vjedhjen e parave të shqiptarëve e shumë të tjera. 

 

Nuk kemi të bëjmë me rast të shkëputur. Dalim me prova që është e paramenduar. Fakti që është e përsëritur, ngjarjet e gushtit deh denoncimet, krijohen dyshime të bazuara që ky drejtor është kërcënuar për shkak të detyrës. Duke ardhur me mjete të forta do të thotë kërcënohet i gjithë televizioni. 

 

Kanë ardhur persona të armatosur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy