Avokatët e Shkodrës i bashkohen bojkotit të seancave gjyqësore si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar nga Keshilli i Lartë Gjyqësor dhe që pritet të kalojë për miratim edhe në qeveri.
Ata u shprehën se bojkoti i avokatëve do vijojë edhe për 10 ditë me radhë dhe në rast se nuk merret asnjë masë për ta rishqyrtuar hartën e re gjyqësore atëherë protesta e avokateve do të pershkallëzohet.
Kryetari i dhomës së Avokatisë në Shkodër Anton Kosteri kërkoi që qeveria të mos e miratojë harten e re gjyqesore.



