
Ditë më parë, bashkortaku me shtetin në kompaninë Air Albania, Sinan Idrizi, është paditur nga një biznesmen turk për mashtrim lidhur me kompaninë koncensionare GFI. Për gazetarin e ekonomisë në TvT, Klodian Tomorri, kjo çështje implikon drejtpërdrejt edhe qeverinë, dhe faktin se z.Sinani është tashmë partner i qeverisë, dhe që sigurisht kjo është një goditje jo e vogël për imazhin e Air Albania
“Çfarë implikimesh ndodhin tani që z.Sinani është një partner i qeverisë, sigurisht që kjo është një goditje jo e vogël për imazhin e Air Albania dhe një pozicion të sikletshëm, sepse ai tashmë akuzohet në gjykatë për mashtrim, dhe e dyta, në rast se gjykata turke vendos në favor të binznesmenit turk, atëherë mund të ketë recension për qeverinë”.
Duke qenë se kompania koncesionare GFI, është një kompani fitimprurëse dhe në kontratën e firmosur vite më parë, ishte mjaft e atakuar nga PS në opozitë në atë kohë, më pas e përkahur nga qeveria "Rama", sipas gazetarit Tomorri, çon në përfshirjen e qeverisë drejtpërdrejt në të.
“Kompania private GFI, koncensioni që iu dha kompanisë është një koncension fitimprurës dhe në atë kohë ishte shumë e atakuar nga opozita PS, madje Rama, pati kërkuar anulimin e tij, por gjuha dhe qëndrimi i qeverisë ndryshoi në 280 gradë, dhe në gjyq, jo vetëm nuk u godit, por ishin mbrojtësit më të zellshëm të tij, dhe tashmë kur ka synime për t'u blerë nga z.Sinani dhe negociatat kanë dështuar dhe paratë nuk u kthyen te turku, pra edhe qeveria del se ka qenë e përfshirë në proces, dhe nuk ndodh që qeveria të hyjë në mes të dy kompanive private. Kjo është një bela jo pak e vogël për qeverinë, është një padi e cila prek qeverinë, që ka qenë e përfshirë në këtë negociatë”.
Z.Tomorri gjatë intervistës përmendi edhe çështjen e ndërtimit të hapësirës së Teatrit me parnteritet publik-privat, për të cilën ai tha se në tavolinë janë të gjitha opsionet nga qeveria dhe se ajo i ka të gjitha instrumentet ligjore për të mos lejuar ndëtimin në atë zonë.



