
Si një dritare e re mbi udhëtimin e ushqimit në trupin e njeriut, nutricionisti Luçiano Bardhi vjen me librin e tij të tretë, kushtuar një prej organeve më të nënvlerësuara, por njëkohësisht më jetike të trupit, pankreasit.
I ftuar në studion e emisionit “Zgjohu me MCN”, Bardhi solli në vëmendje funksionet dhe rëndësinë jetike që pankreasi ka në organizëm, duke e cilësuar atë si një “organ të harruar”, për të cilin ekziston shumë pak informacion, veçanërisht në gjuhën shqipe.
Disa organe janë si heronj të heshtur dhe pankreasi është një prej tyre. Në Shqipëri nuk ka asnjë libër edukativ kushtuar atij. Kam folur për një botë misterioze.
Pankreasi peshon rreth 100 gramë, por vlerësohet nga mjekët si një organ kyç, që lidhet drejtpërdrejt me ritmin e jetës. Pankreasi diagnostikohet me vështirësi, pasi nuk ekziston një analizë e drejtpërdrejtë për ta kontrolluar plotësisht funksionin e tij.
“Është një hero pa pelerinë”, është si një busull që mban ritmin e jetës.
Roli kryesor i pankreasit lidhet me energjinë e trupit, pasi ai ndihmon futjen e glukozës brenda në qelizë përmes insulinës që prodhon.
Insulina është si një çelës elektrik që lejon glukozën të hyjë në qelizë, e cila ka nevojë jetike për energji.
Bardhi identifikoi pagjumësinë si faktorin numër një që dëmton pankreasin.
Kur pankreasi nuk funksionon siç duhet, pasojat janë të shumta, lodhet zemra, dobësohet sistemi imunitar, kockat humbasin mineralet, shfaqen probleme në nyje dhe shtyllën kurrizore, si dhe dhimbje të shpinës.
Është organi që punon në heshtje, por ndikon çdo ditë në energjinë tonë, peshën trupore, sheqerin në gjak, tretjen, imunitetin dhe qetësinë mendore.
Një person që nuk bën gjumë të shëndetshëm, që punon natën vonë dhe ka çrregullim të orës biologjike, prodhon më shumë insulinë dhe rrit kortizolin, hormonin e stresit.
Pagjumësia është faktori numër 1, që e dëmton këtë organ.
Faktori i dytë kryesor, është stresi kronik, i cili e mban pankreasin në gjendje tensioni të vazhdueshëm.
Bardhi e përshkroi pankreasin si “urën mes ushqimit dhe qelizës”, laboratorin e brendshëm që vendos nëse trupi ushqehet apo lodhet, nëse energjia shpërndahet apo bllokohet.



