Turizmi/ Vorpsi: Rrezik për resorte përqark Vjosës. Shqipëria mund të qëllojë veten me armën që ka në dorë! (VIDEO)

Turizmi/ Vorpsi: Rrezik për resorte përqark Vjosës. Shqipëria mund të qëllojë veten me armën që ka në dorë! (VIDEO)

Përfaqësuesi i Organizatës mjedisore PPNEA, Zydjon Vorpsi, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka një hipokrizi në mënyrën se si po promovohet Shqipëria turistike, pasi zonat e mbrojtura dhe natyra po cenohen gjithnjë e më shumë.

Vorpsi vuri në dukje se më të rrezikuara janë lagunat e vendit, ndërsa me ligjin e ri për zonat e mbrojtura "ka rrezik të madh për resorte përqark Vjosës". 

Duke komentuar deklaratat e Ramës nga Berlini dhe promovimin e turizmit, Vorpsi tha:

"Ishte ajo që pritej, një popomozitet, Shqipëria kampione e turizmit! U përmend edhe aeroporti i dytë dhe i tretë i vendit. Mbetej një fjalim i përgjithshëm, bosh, që s’tregon gjithë pasojat që po i vijnë vendit, pa vënë fre në zonat e mbrojtura natyra. Nuk tregohet ana tjetër si Shqipëria pretendon të akomodojë turistët.

Po shkohet në zonat e mbrojtura natyrore, me ndryshimet e ligjit. 
Shqipëria promovohet më së shumti nga zonat e bukura natyrore. Natyra e egër, mikpritja. Ka qenë identiteti që i ka tërhequr turistët. Por ka një përplasje të madhe, ftohen njerëzit për natyrën e bukur, dhe atakohen pikërisht ato. Ka një hipokrizi për gjithë këtë mënyrë promovimi
".

I pyetur se cilat janë zonat më të rrezikuara, Vorpsi u shpreh:

“Mbeten lagunat bregdetare. Ka një kuadër ligjor që lejon ndërtimin në këto zona. Këto mbeten më të rrezikuara. Kemi planifikimin e resortit të Kushnerit në Nartë, punën për Aeroportin e Vlorës. Shqipëria ka marrë një armë në dorë dhe s’di ku po qëllon. Mund të qëllojë edhe veten, pasi po tenton të zhvillojë një turizëm masiv, që do dëmtojë Shqipërinë. Kemi rastet e marrjes së ujit, të lumit Shushica. Lumenjtë po çohen drejt resorteve. Me ligjin e zonave të mbrojtura ka rrezik të madh që resortet do nderohen përqark rrjedhës së Vjosës. Është për të ardhur keq që ishullin e vetëm që kemi s’e përdorim për të marrë njohuri, gjatë verës është i hapur, dhe tashmë do bëhet një ndërtim që do ndikojnë në pjesën detare. Nuk e dimë se çfarë po ndodh në Zvërnec. Fillon me aeroportin dhe gjithë bregdeti aty do betonizohet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy