
Gjykata e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë të tjera dënime për dosjes 339, por për një tjetër fraksion të saj. Më konkretisht për çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë.
Mes të dënuarve janë motra, por edhe vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Mimoza Ndoka dënohet me 1.4 vite, por me kusht. Nga ana tjetër Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës dënohet përfundimisht me 6.8 vite burg.
Në tetor të 2018, gjatë operacioni “Vol-Vo 4”, dhjetëra persona u arrestuan për tjetërsimin e pronave në Lezhë, teksa mes tyre ishin dhe dy ish-deputetë të PS, Arben Ndoka dhe Çuko të cilët u liruan më vonë.
DËNIMET NGA GJKKO
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht



