Beteja Berisha-Basha/ Nga vendimi i DASH, te lufta për drejtimin e PD (VIDEO)

Beteja Berisha-Basha/ Nga vendimi i DASH, te lufta për drejtimin e PD (VIDEO)

Vendimi  i DASH e zhbëri përbetimin e Lulzim Bashës. Sot ai dhe Sali Berisha janë në betejën e drejtimit të PD.

Nga shpallja non grata në 19 maj 2021, ish-kryeministri dhe kryetari i PD ishin në një linjë në kerkesën për transparencë të vendimit të DASH. E megjithate, ish-kryeministri nuk nguroi t'i jepte nje sinjal paralajmerues Lulzim Bashes se mund t’i levizte karriken.

Pavarësisht kësaj deklarate, Basha dhe Berisha rezervuan një takim publik të ngrohte më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar të PD.

Buzëqeshjet dhe shtrëngimi i duarve ia lanë vendin një periudhe të gjatë negocimi për të gjetur një zgjidhje. Por ishte nje udhe pa krye.

Lulzim Basha iu dorëzua kërkesës amerikane. Për këtë njeriun që e ngriti në krye te PD e njoftoi me telefon 30 minuta para se përmes televizorit të njoftonte se… 

Me uljen e receptorit, Basha dhe Berisha u kthyen zyrtarisht në armiq.

Kreu i opozitës ka pranuar se më 30 qershor ka marrë një ultimatum të panegociueshëm  nga diplomati i lartë amerikan. Philip Reeker për të lënë jashtë grupit parlamentar Sali Berishën.

Ambasada Amerikane duatrokiti vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës duke hapur derën e bashkëpunimit të ngushtë me liderin e demokratëve. Pyetja që ngrithet tani është, kur do e shohim kreun e PD në Uashington?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy