
Irani do të vazhdojë me pasurimin e uraniumit të nivelit të ulët bashkë me marrëveshjet bërthamore me fuqitë botërore, pavarësisht lëvizjes së ShBA-së për ta ndaluar këtë, tha të shtunën zëdhënësi i parlamentit iranian, Ali Larijani.
“Sipas “marrëveshjes bërthamore” Irani mund të prodhojë ujë të rëndë, dhe kjo nuk është në kundërshti me marrëveshjen. Ne do të vazhdojmë me aktivitetin pasurues”, citoi fjalët e Larijanit agjencia gjysmëzyrtare ISNA.
Uji i rëndë mund të përdoret në reaktorë për të prodhuar plutonium, një lëndë djegëse që përdoret për mbushjen e raketave bërthamore. /marrë me shkurtime nga Reuters, përgatiti Erina Çoku/



